Telegrafi

SHBA, shitja e aksioneve në rënie

Deklaratat e liderëve të kongresit përhapën panik tek investitorët. Treguesi industrial i Don Jones në New York ra me 5.46%, çka shënon edhe një rekord për pesë vjetët e fundit.

Kjo ndodhi dje në mbyllje të Wall Street. Ndërkohë që sot në hapjen e tyre, tregjet evropiane filluan ngritjen, pas shenjave pozitive që kishin shfaqur më parë edhe bursat aziatike pas lajmeve se Kina mund të reduktojë taksat.

Në Paris, kuotimi i aksioneve në bursë shënoi rritje me 0,83% dhe në Frankfurt 0,19%. Monedha euro ka fituar terren ndërkaq përkundrejt dollarit amerikan. 1 euro shkëmbehet me 1.25 dollarë. Ndërsa nafta ka rifilluar ngritjen pasi zbriti dhe nën kuotën e 50 dollarëve për fuçi.