Telegrafi

SHBA: Serbia të dënojë aktivitetet nukleare të Koresë Veriore

SHBA kërkon nga Serbia që t’i bashkëngjitet përgjigjes së bashkësisë ndërkombëtare dhe të dënojë aktivitetin nuklear të Koresë Veriore.

Porosinë e sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson ia ka bartur sot shefit të diplomacisë serbe Ivica Daçiq, ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scot.