Site icon Telegrafi

SHBA: Senati e miratoi buxhetin, evitohet mbyllja e qeverisë

Senati i Shteteve të Bashkuara e ka kaluar marrëveshjen për buxhet dyvjeçar, me të cilën parashihet rritje e shpenzimeve dhe evitim të mundësisë për mbyllje të qeverisë.

Legjislacioni i buxhetit, që është miratuar sot herët në mëngjes nga Senati, pasi para dy ditësh është miratuar në Dhomën Përfaqësuese, tash duhet të nënshkruhet nga presidenti, Barack Obama.

Në Senat kjo masë, me të cilën rriten shpenzimet e qeverisë amerikane për 80 miliradë dollarë, u miratua me 64 vota për dhe 35 kundër.

Kjo marrëveshje u arrit pas disa javëve të negociatave ndërmjet Shtëpisë së Bardhë dhe kryesuesit të atëhershëm të Dhomës Përfaqësuese, John Boehner, nga Partia Republikane.

Boehner është tërhequr ndërsa dje, republikani tjetër, Paul Ryan, u zgjodh kryesues i Dhomës Përfaqësuese. /Telegrafi/

Exit mobile version