Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, thotë se sot do ta vizitojë aeroplanbartësin e Shteteve të Bashkuara në Detin Jugor Kinez, lëvizje kjo që sigurisht se do ta zemëroj Kinën, që e ka filluar një prani të shtuar ushtarake në rajon.
Kjo vizitë në aeroplanbartësin, U.S.S. John C. Stennis, po bëhet një ditë pasi Carter ka shpallur ndihmë të re ushtarake për Filipinet, që ka shkaktuar protestë nga Kina.
Filipinet, poashtu, kanë pretendime territoriale në Detin Jugor Kinez, transmeton Rel.
Kina pretendon se pjesa më e madhe e këtij deti është pronë e saj dhe atje po ndërton ishuj artificialë.
Shpalljen për vizitë në aeroplanbartësin amerikan, Carter e bëri gjatë fjalimit në një ceremoni të mbyllur të përbashkët të ushtrimeve ushtarake Shtetet e Bashkuara – Filipinet, në kryeqytetin Manila.