Telegrafi

SHBA, rritet shitja e automjeteve me naftë

Blerësit në SHBA asnjëherë nuk kanë qenë të prirë ndaj automjeteve me naftë, mirëpo ky qëndrim ka filluar të ndryshojë dhe muaj pas muaji po rritet shitja e automjeteve me naftë.

Sipas të dhënave të fundit, në gjashtë muajt e parë të vitit 2014, në SHBA janë shitur 25 për qind më shumë automjete me motorë me naftë në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin e kaluar.

Ngritje rekorde e shitjes së automjeteve që shpenzojnë naftë është shënuar në muajin prill, kur shitja ishte rritur për 60.4 për qind në raport me prillin e vitit 2013.

Në bazë të statistikave, është vërejtur se në 47 muajt e fundit, në Shtetet e Bashkuara ka pasur ngritje të vazhdueshme të kërkesave të klientëve për automjete me motorë me naftë. /Telegrafi/