Telegrafi

SHBA, rritet çmimi i naftës

Një barrel naftë është duke u shkëmbyer me 63,75 dollarë për fuçii , që llgaritet të jetë 53 cent më shumë. 

Ngritja e çmimit të naftës vjen pak ditë pasi, liderët e vendeve anëtare të OPEC-ut, gjatë seancës së jashtëzakonshme të mbajtur në Vjenë, për shkak të rënies së çmimeve të derivative të naftës, vendosën uljen e prodhimit në nivelin e 1.5 milionë fuçi në ditë, duke nisur nga muaji nëntor.

Vendet më të mëdha eksportuese të naftës, janë të shqetësuara që çmimet e arit të zi dy herë radhazi lëvizin nga niveli i lartë rekord prej 147.27 dollarë për fuçi, deri në nivelin më të ulët prej 62 dollarëve për fuçi.

Pjesa më e madhe e anëtareve të OPEC-ut, për shkak të kësaj situate, kërkuan zvogëlimin e prodhimtarisë së naftës.

Ngritja e çmimit vjen pas një ulje dramatike të 20 viteve të fundit.