Telegrafi

SHBA rrëzojnë një satelit spiunazhi

Sipas të dhënave të Pentagonit, sateliti u qëllua prej një anije luftarake në veri të oqeanit Paqësor pranë Havait në një lartësi prej 210 kilometrash.

Shtëpia e Bardhë e arsyetoi hapin me faktin që karburanti tepër helmues i satelitit do të mund të kishte rrezikuar njerëz gjatë rënies në Tokë.

Sateliti i spiunazhit me madhësinë e një autobusi ishte lëshuar në hapësirë në vitin 2006. Pak më vonë komunikimi me të ishte ndërprerë. /DW/