Telegrafi

SHBA, Rezerva Federale ul normën e interesit

Me herët gjatë këtij muaji, Rezerva Federale uli normën e interesit nga 2% ne 1.5% në një lëvizje emergjente, e cila u koordinua me pesë banka të tjera qendrore.

Normat e interesit kanë ndryshuar që prej shtatorit të vitit 2007, kur fondet e Rezervës Federale ishin 5.25%. Niveli prej 1% u vu re për herë të parë në periudhën mes qershorit 2003 dhe korrikut 2004.

Kjo lëvizje është konfirmimi se inflacioni nuk shikohet më si kërcënimi më i madh i ekonomisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.