Site icon Telegrafi

SHBA, rekord vdekjesh në një ditë me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vdekur 1 mijë e 736 persona, numri më i lartë që kur u shfaq sëmundja e Covid-19 në SHBA.

Nju Jorku ka shifrën më të lartë të vdekjeve me 731 persona.

Kjo ka bërë që numri total i vdekjeve të shkojë në 12 mijë e 722 persona, sipas të dhënave të publikuara nga universiteti “John Hopkins”.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri tani numërohen më shumë se 398 mijë raste me Covid-19, numri më i lartë në të gjithë botën.

Gjatë një konference për shtyp presidenti Donald Trump tha se kjo mund të jetë maja e kurbës së vdekjeve nga koronavirusi në SHBA. /kp/Telegrafi/

 

 

Exit mobile version