Site icon Telegrafi

SHBA, rekord rastesh të të prekurve nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme

Një shtim i frikshëm rastesh të të prekurve nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme në Amerikë. Sipas të dhënave të fundit nga SHBA, rastet më të shumta të shtuara janë infeksionet e rënda nga sifilizi.

Me 19% më shumë diagnoza se viti 2014, gjatë vitit 2015, janë shtuar 24 mijë raste të reja, raporton0 noa.al.

Thënë ndryshe, më shumë se 1.5 milionë njerëz janë prekur nga klamidia dhe 400 mijë të tjerë nga gonorreja. Rastet e gonorresë janë shtuar me 13%, ndërsa ato me klamidia me 6%.

Viti 2014 u cilësua si rekord për këto lloj sëmundjesh, por situata sa vjen e po përkeqësohet.

Exit mobile version