SHBA-ja mund të shohë një shpërthim të rasteve me COVID-19 kur vjen vjeshta dhe dimri, thotë një ekspert, duke iu bashkuar një kori të zyrtarëve shëndetësorë, të cilët kanë paralajmëruar për sfidat e muajve të ardhshëm.
Dy gjëra ka të ngjarë të ndihmojnë në nxitjen e rritjes së pritshme të dimrit, sipas mjekut Chris Murray, drejtor i Institutit të Universitetit të Uashingtonit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME), raporton CNN.
“Së pari, ndërsa numërimi i rasteve ka rënë në disa shtete, ne kemi prirje të shohim se njerëzit bëhen më pak të kujdesshëm, ata do të kenë më shumë kontakte”, tha ai.
“Por, atëherë efekti më i rëndësishëm është sezona e virusit, kur njerëzit qëndrojnë brenda, do të kemi më shumë transmetime”, shtoi ai.
Modeli IHME tregon se vendi aktualisht po sheh rreth 765 vdekje ditore nga COVID-19, por ky numër mund të rritet në 3,000 vdekje ditore deri në fund të dhjetorit.
Më shumë se 204 mijë amerikanë kanë vdekur tashmë nga virusi që nga fillimi i pandemisë dhe më shumë se shtatë milionë janë infektuar, sipas Universitetit Johns Hopkins. /Telegrafi/