Telegrafi

SHBA raportoi 187 mijë raste të reja me coronavirus dhe mbi 2,000 viktima

SHBA-ja raportoi të enjten 187 mijë raste të reja me coronavirus, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins, derisa vlerësohet të jetë shifra më e lartë ditore në botë që nga shpërthimi i pandemisë.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, vendi regjistroi 2,015 viktima brenda 24 orëve si pasojë e COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga coronavirusi në SHBA u rrit në 11.7 milionë, derisa shifra e përgjithshme e viktimave ka shkuar në 252 mijë.

Përveç SHBA-së, kontinenti i Evropës gjithashtu u përball javëve të fundit me rritje të rasteve nga virusi vdekjeprurës.

Deri më tani, Evropa ka regjistruar 15 milionë raste me coronavirus dhe 354 mijë të vdekur. /Telegrafi/