Site icon Telegrafi

SHBA dërgon aeroplanë për të mbrojtur kurdët nga bombardimet e regjimit sirian

Koalicioni ndërkombëtar i luftës kundër grupit xhihadist të Shtetit Islamik në Siri, ka dërguar në mënyrë urgjente disa aeroplanë në mbrojtje të forcave kurde qe bashkëpunojnë me forcat amerikane, të bombarduara prej dy ditësh nga forcat ajrore të presidentit sirian Bashar al-Assad.

“Ky mision u ndërmor për të mbrojtur forcat e koalicionit”, saktësoi sot kapiteni Jeff Davis, zëdhënës i Pentagonit në lidhje me këtë konfrontim ajror të regjistruar dje pranë Hassake (verilindje), transmeton atsh.

“Ne kemi demonstruar qartësisht se aeroplanët amerikanë do të mbrojnë trupat në terren nëse ato kërcënohen nga qdo rrezik i mundshëm”, pohoi ai.

 

Exit mobile version