Telegrafi

SHBA, qëllon si i çmendur në mes të rrugës

Ngjarja ka ndodhur natën e së hënës në Okdejl, në shtetin e Minesotës. Të shtënat janë verifikuar papritur, ka deklaruar policia amerikane, e cila ka ndaluar një të dyshuar, një burrë 33 vjeçar.

Bëhet fjalë për krimin e radhës të ndodhur në Shtetet e Bashkuara si pasojë e qarkullimit të pakontrolluar të armëve të zjarrit, për të cilat është hapur një debat i gjerë.

Sipas dëshmitarëve të shumtë që kanë parë skenën e që kanë folur për mediat lokale, autori ka qëlluar shumë herë, por nuk dihet nëse nga plumbat ka persona të tjerë të plagosur.

Menjëherë pasi hapi zjarr, personi u arratis nga vendi i ngjarjes duke u futur në një park. Më vonë agjentët e kanë arrestuar në banesën e tij dhe tani po e marrin në pyetje.

Ngjarja ndodh në një moment kur presidenti Barack Obama pritet të mbajë një fjalim në lidhje me situatën në Shtetet e Bashkuara, ku sipas analistëve siguria do të jetë një temë kyçe.

Obama ka thënë më herët se është në favor të ndalimit të armëve luftarake dhe revistave me municione të kapacitetit të lartë, si dhe kontrolle me sfond të gjerë.

Nga ana tjetër, lobi më i madh pro armëve në vend, Shoqata Kombëtare e Armëve (NRA) ka bërë të ditur se do të luftojë ndaj çdo përpjekjeje për të limituar qasjen tek armët dhe municionet e tjera. /Telegrafi/