Gjatë të enjtes çmimet e naftës janë regjistruar sërish në rritje, për të tretin sesion me radhë. Kjo vjen si pasojë e të dhënave që raportojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e që flasin për një prodhim rekord të lartë të naftës argjilore.
Rezervat e naftës në Shtetet e Bashkuara, që janë edhe konsumatori më i madh në botë, u rritën me 1.5 milionë fuçi gjatë javës së kaluar, duke prekur rekordin e 520.2 milionë fuçive.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 56.33 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 53.71 dollarëve për fuçi.
Organizata e vendeve eksportuese nga ana tjetër, ka shkurtuar prodhimin për të dytin muaj me radhë gjatë shkurtit. Edhe në rusi prodhimi ka rënë lehtë, me rreth 100 mijë fuçi në ditë, nga 300 mijë që është angazhimi nën marrëveshjen me OPEC./Telegrafi/