Site icon Telegrafi

SHBA pritet të kapërcejë Rusinë si prodhuesja më e madhe e naftës

Shtetet e Bashkuara do të kapërcejnë Rusinë, duke u bërë prodhuesi më i madh i naftës në botë më së largu në vitin 2019, tha Agjencia Ndërkombëtare për Energji.

Drejtori ekzekutiv i kësaj agjencie, Fatih Birol, tha në një ngjarje në Tokio se SHBA do të jetë prodhuesi numër 1 i naftës së papërpunuar “definitivisht vitin e ardhshëm”, nëse jo këtë vit.

Prodhimi i naftës së papërpunuar në SHBA është rritur mbi 10 milionë fuçi në ditë në fund të vitit të kaluar, për herë të parë qysh në vitet 1970.

Administrata amerikane e Informacionit për Energjinë tha në fillim të këtij muaji se prodhimi në SHBA do të tejkalojë 11 milionë fuçi nafte në ditë deri në fund të këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version