Shtetet e Bashkuara kanë testuar një nga raketat më të përparuara, “Standard Missile-6”, e cila u testua jashtë brigjeve skoceze.
Raketa synon mbrojtjen ndaj kërcënimeve balistike nga shtete të caktuara.
“Detarët e marinës amerikane në bordin e USS McFaul (DDG 74) testuan me sukses një raketë Standard 6 (SM-6),” tha Flota e Gjashtë në një deklaratë, duke theksuar se testi nuk ishte pjesë e stërvitjeve “Formidable Shield”.
Raketa SM-6 e Raytheon është projektuar për të kapur predha balistike që zbresin drejt objektivave nga atmosfera e sipërme me shpejtësi ekstreme.
Ajo mund të vendoset në instalimet e lëshimit të tokës “Aegis Ashore” ose në anijet luftarake të pajisura me “Aegis”. Sipas prodhuesit, ajo është “raketa e vetme” e cila mund të përdoret në luftën anti-ajrore dhe anti-sipërfaqësore, duke ruajtur përdorimin e saj për “mbrojtje raketore balistike terminale me bazë detare”.
Kjo do të thotë se raketa mund të përdoret për të kundërshtuar kërcënimin në rritje nga programet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut, pasi Pheniani vazhdon të përparojë me shpejtësi teknologjinë e raketave balistike, transmeton oranews.
Testi i së dielës u krye pas fazës së fundit të stërvitjeve të Formidable Shield, ku SHBA dhe aleatët e saj praktikuan skenarin e integruar të ajrit dhe të mbrojtjes nga raketat (IAMD) që u përqendrua në mbrojtjen kundër një “objektivi balistik të raketave si dhe tre anti – raketat e lundrimit”.
Përafërsisht 3,300 ushtarakë nga Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Spanja dhe Britania e Madhe po marrin pjesë në stërvitjet e drejtuara nga SHBA në Ishujt Perëndimor të Skocisë.