Site icon Telegrafi

SHBA pranon se nuk janë larguar të gjitha armët kimike nga Siria

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) pranojnë se misioni i Kombeve të Bashkuara i cili kishte për qëllim largimin e të gjitha armëve kimike nga Siria nuk ka qenë plotësisht i suksesshëm, raporton Anadolu Agency (AA).

“Natyrisht nuk kemi larguar të gjitha kapacitetet për prodhimin e armëve kimike”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner të premten në mbrëmje në konferencën për mediat.

Ai theksoi se në këtë rast nuk është shënuar “fitore”, por se misioni i cili është zbatuar ka zvogëluar mundësinë që armët kimike sërish të përdoren kundër popullit sirian.

Toner e dha këtë deklaratë pas insistimit që të përgjigjet në pyetjen e gazetarit se si në Siri edhe më tej përdoren armët kimike kur më herët bashkësia ndërkombëtare ka pohuar se ato janë neutralizuar.

Exit mobile version