Disa senatorë kanë kritikuar Shtëpinë e Bardhë se nuk po bën mjaftë për refugjatët irakianë. SHBA-të synojnë të pranojnë gjithsej 12 mijë refugjatë irakianë, njofton Radio Evropa e Lirë.
Shtetet e Bashkuara kanë pranuar numër shumë më të vogël të refugjatëve krahasuar me vendet tjera dhe me shifrën e përgjithshme prej dy milionë irakianësh, të cilët janë larguar nga vendi, pas invazionit amerikan në vitin 2003.