Pjesëtarë të ekipit të seksioneve ligj-zbatuese në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, së bashku me të Ngarkuarin me Punë, David Wisner, u takuan me drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku për të diskutuar partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e zbatimit të ligjit.
Drejtori i Përgjithshëm, Rrumbullaku falënderoi të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës Amerikane dhe përfaqësuesit e tjerë të ambasadës, për vizitën, si dhe për mbështetjen dhe besimin. Gjithashtu, i siguroi ata se Policia e Shtetit është partnere e besueshme e SHBA-së, si dhe se është maksimalisht e angazhuar për të luftuar terrorizmin dhe krimin e organizuar, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët strategjikë dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
Wisner falënderoi Policinë e Shtetit për përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të paligjshëm të narkotikëve dhe për një Shqipëri më të sigurt, bëri të ditur sot ambasada e SHBA, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
Ata pohuan gjithashtu bashkëpunimin e fortë midis forcave të rendit të SHBA, Ambasadës së SHBA dhe Policisë së Shtetit. /Telegrafi/
Members of the Embassy’s law enforcement team joined Chargé d’Affaires David Wisner for a meeting with Albanian State Police (ASP) Director Muhamet Rrumbullaku to discuss the strong partnership and cooperation between the United States and Albania law enforcement. Mr. Wisner… pic.twitter.com/sFWvL3leNH
— USEmbassyTirana (@USEmbassyTirana) October 3, 2023