Telegrafi

SHBA po e humb garën si superfuqi

Këshilli Kombëtar i Shërbimeve Sekrete i cili koordinon informacionin nga të gjitha agjensitë tjera të shërbimit skeret thotë se Kina, India dhe Rusia do t’a sfidojnë gjithnjë e më shumë ndikimin global të Amerikës dhe se modeli i diplomacisë përendimore mund të bëhet më pak tërheqës.

Raporti gjithashtu parashikon se dollari amerikan do te humbas statusin e monedhës më të fuqishme ndërkombëtare.

Ai gjithahstu thotë se parashikimet mund të ndryshojnë në përputhje me veprimet e udhëheqesve botëror. /bbc/