Telegrafi

SHBA, plan të gjerë për të shpëtuar patundshmëritë

Kjo do të çonte në një garanci shtetërore prej 300 miliardë dollarë apo 190 miliardë euro dhe do të sillte një fryrje të huamarrësve dhe si pasojë, huat e fiksuara për 30 vjet do të arrijnë në nivelet më të larta në një vit.

Kjo ide shërben gjithashtu për të mbajtur sektorin imobiliar , duke ulur numrin e shitjeve . Por teksti parashikon edhe një pjesë për “Fannie Mae” dhe “Fredie Mac” ,dy gjigantët e rifinancimit hipotekar,që kanë kërkuar ndihmë në fillim të muajit.

Të dy kompanitë do të vendosen nën autoritetin e një organizmi të rikontrollimit. Kongresi u ftua të japë dritën jeshile për një plan shpëtimi të detyruar nga thesari që para dhjetë ditësh, për të penguar dështimin e dy organizmave që po humbnin 50% të vlerës së aksioneve në bursë brenda një jave.

Plani do të lejojë që të marrin më shumë kapitale publike ,duke autorizuar thesarin deri në fund të 2009 të blejë aksionet e dy organizmave ose tu japë para hua.

Kjo do tiu kushtonte kontributeve amerikane 25 miliardë dollarë ose 16 miliardë euro për dy vjet. Teksti tani duhet të rikthehet në senat për një rishikim.
Një nga pengesat më të mëdha të adaptimit të tij ndodhi të mërkurën në mëngjes kur shtëpia e bardhë hoqi dorë nga kërcënimi me veto.

Administrata Bush ishte kundër faktit për të akorduar një hua prej 4 miliardë dollarë qytetarëve lokalë me qëllim riblerjen e banesave të sekuestruara ,duke u bërë një dhuratë bankave dhe ndërmjetësuesve hipotekarë