Telegrafi

SHBA: Përmirësohet ekonomia

Grupi “Bordi i Konferencës” tha se zotimi i kohëve të fundit i Bankës Qendrore amerikane, Rezerva Federale, për të nxjerrë në qarkullim 600 miliardë dollarë të reja përmes blerjes së letrave me vlerë të qeverisë ishte një “shtytje domethënëse”.

Bordi i Konferencës theksoi se një shenjë tjetër pozitive ishte zgjatja e javës së punës për punëtorët e industrisë amerikane të prodhimit.

Banka e Rezervave Federale në Filadelfia njoftoi se veprimtaria prodhuese në rajon u ngrit ndjeshëm në muajin nëntor. Ky tregues mund të paraqesë rritje industriale edhe në pjesë të tjera të vendit. /Telegrafi/