Telegrafi

SHBA paralajmëron rikthimin e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi në Gjermani, reagon Moska

Në vendimin e shpallur në samitin e 75-vjetorit të NATO-s, u tha se raketat amerikane me rreze të gjatë veprimi do të vendosen periodikisht në Gjermani nga vitit 2026 për herë të parë që nga Lufta e Ftohtë, shkruan BBC.

Bëhet fjalë për raketat Tomahawk dhe ato hipersonike SM-6 që kanë rreze dukshëm më të gjatë veprimi sesa ato ekzistuese, u tha në një kumtesë të përbashkët nga SHBA dhe Gjermania, transmeton Telegrafi.

Raketa të tilla ndaloheshin me marrëveshjen e vitit 1988 mes SHBA dhe ish-Bashkimit Sovjetik, por se kjo marrëveshje u prish pesë vite më parë.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov tha se Moska do të reagojë me “përgjigje ushtarake kundrejt kërcënimit të ri”.

Lexo po ashtu “Rrjedh” plani i Trumpit për NATO-n dhe partnerët evropianë

“Ky është vetëm një rreth në zinxhirin e kursit të eskalimit”, tha ai duke akuzuar NATO-n dhe SHBA-të që sipas tij po tentojnë të frikësojnë Rusinë.

Në kumtesën e përbashkët SHBA-Gjermani, është bërë e qartë vendosja “episodike” e raketave që fillimisht u pa si lëvizje e përkohshme, por që më vonë do të bëhej e përhershme, si pjesë e një angazhimi të SHBA ndaj NATO-s.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, i cili foli në samitin e NATO-s në Washington, tha se ideja prapa planit të SHBA-ve është inkurajimi i Gjermanisë dhe vendeve tjera evropiane të investojnë në zhvillimin e raketave me rreze të gjatë veprimi.

Dërgimi i përkohshëm i armëve amerikane do t’i jepte aleatëve të NATO-s kohë që të përgatiten, duke theksuar “po flitet për mbushjen e boshllëkut të aftësive në Evropë”. /Telegrafi/

Raketa të tilla ndaloheshin me marrëveshjen e INF-së, që ishte nënshkruar në fund të Luftës së Ftohtë dhe që mund të mbulonin një rreze prej 500 deri në 5,500 kilometra. /Telegrafi/