Shtetet e Bashkuar kanë paralajmëruar gjatë të martës qytetarët e vet në Turqi, për kërcënime dhe sulme të mundshme terroriste që mund të ndodhin në zona turistike të këtij vendi, raporton AP.
Në paralajmërimin e publikuar në ueb-faqen e ambasadës amerikane në Ankara, thuhet se Uashingtoni vazhdon të pranoj raporte lidhur me grupe terroriste që, “kërkojnë mënyra të ndryshme të kryejnë sulme në destinacionet më të njohura turistike në mbarë Turqinë”, transmeton Telegrafi.
“Qeveria amerikane vazhdon të shqyrtoj me vëmendje indikacione të rëndësishme për organizatat terroriste, që mundohen të shfrytëzojnë çdo mundësi për të sulmuar destinacionet më të njohura turistike të Turqisë”, thuhet më tej në deklaratën e ambasadës amerikane në Ankara. /Telegrafi/