Telegrafi

SHBA paralajmërojnë për eksportet, Kina zotohet për reforma

Duke folur në samitin e Azisë dhe Paqësorit (APEC) në Jokohama të Japonisë, Obama tha se një nga mësimet më të rëndësishme që dolën nga kriza është se kufizimi i varësisë kryesisht nga konsumatorët amerikanë dhe eksportet aziatike është ajo që mund ta rritë ekonominë.

Presidenti kinez Hu Xhintao, tha se Kina dëshiron ta rritë kërkesën për mallra në vend, por la të kuptohet se ndryshimet do të bëhen gradualisht. Ai tha se Pekini mbetet i përkushtuar për ta reformuar shkallën e këmbimit valutor mbi baza të iniciativës, mundësisë së kontrollimit dhe gradualitetit.

Në samitin e APEC-ut merr pjesë edhe presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev./Telegrafi/