Telegrafi

SHBA: Papunësia shënon ulje

Uashington, 5 dhjetor – “Ky është një lajm i mirë në stinën e shpresave. Më duhet ta pranoj se kryekëshilltarja ime ekonomike, Kristina Romer i morri katër përqafime kur më solli raportin me të dhënat e fundit. Por duhet t’i shohë gjerat më larg. Kemi ende shumë rrugë për të bërë. Na duhet të rrisim numrin e vendeve të punës dhe ta bëjmë Amerikën të funksionojë më mirë sa më shpejt që mundemi”, tha presidenti Obama gjatë një fjalimi në shtetin e Pensilvanisë.