Sipas medieve amerikane, muajin e kaluar ishin krijuar 54 mijë vende të reja pune, krahasuar me 232 mijë që ishin krijuar një muaj më parë.
Ndërsa shifra e papunësisë është rritur në 9.1 për qind, nga 9 për qind që ishte në muajin prill, duke shënuar nivelin më të lartë të vitit.
Shifra në fjalë ka bërë që të dështojnë parashikimet e analistëve të ekonomisë, të cilët vlerësonin se shifra në fjalë do të binte në kuotën 8.9 për qind. /Telegrafi/