Telegrafi

SHBA: Paga rekorde për drejtorët e bankave, të cilat shpëtuan me ndihmën e shtetit

Kjo bankë e madhe e Nju-Jorkut ka paguar gjithsej 390,2 milionë dollarë për 21 udhëheqës, tregojnë të dhënat të cilat i shpalli Ministria e Financave në Amerikë.

Banka e dytë gjigante amerikane "Bank of Amerika" ka paguar 227, 8 milionë dollarë për 13 drejtorët e saj – mesatarisht nga 17,5 milionë për secilin prej tyre, kumtoi arkatari i Ministrisë, Kenet Fajnberg.

Ai duke mos përmend emra rikujtoi se dy kompanitë ende nuk e kanë paguar borxhin ndaj shtetit.

Fajnberg ka urdhëruar në vitin 2009 uljen e rrogave mesatarisht më shumë se 50 për qind për 136 udhëheqës në shtatë firma, pranues të ndihmës shtetërore të cilat ai i kontrollon, pasi që presidenti amerikan, Barak Obama deklaroi se "e ofendon sistemin amerikan të vlerave" kur shefat e kompanive "për vete bëjnë pagesëne bonuseve të larta edhe pse ende nuk preken në ndihmën e obliguesve tatimor".

Zëdhënësit e dy bankave mohuan të komentojnë këtë informatë.

Fajnberg këtë vit udhëheqësve të "Citygrup" iu ka ulur rrogat për 272 milion dollarë apo për 70 për qind në krahasim me vitin 2008. Ata, megjithatë, këtë vit megjithatë do të marrin 118,4 milionë mesatarisht nga 5,6 milionë dollarë për secilin prej tyre. Numri më i madh i pagesave do të jenë aksione.

Në këtë shumë nuk është llogaritur edhe paga prej një dollari për drejtorin ekzekutiv, Vikram Pandit, i cili në janar vullnetarisht e ka ulur pagën, pasi që në vitin 2008 mori 10,8 milionë dollarë.

"Citygrup" kërkoi ndihmë shtetërore për shkak se vitin e kaluar ka shënuar humbje neto rekorde prej 27,7 miliardë dollarë.

"Bank of Amerika" udhëheqësve të tyre këtë cit do t’i paguajë gjithsej 78,6 milionë dollarë, 66 për qind më pak sesa vitin e kaluar, por secili prej tyre prap do të marrë nga gjashtë milionë mesatarisht.

Drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie, Kenet Luis i cili do të pensionohet vitin e ardhshëm, këtë vit punon pa kompenzim në të holla.

Ai prap do të marrë pajisje, e cila paraprakisht këtë vit është vlerësuar në 53,2 milionë dollarë.