Telegrafi

SHBA pa problem ndaj Sudanit të Jugut, kalon para kohe në çerekfinale

Ekipi i basketbollit të meshkujve të SHBA-së ka arritur një tjetër fitore bindëse duke mposhtur kombëtaren e Sudanit të Jugut me rezultatin 103-86 në xhiron e dytë të Grupit C.

Me këtë fitore ekipi i Steve Kerr mori një vend në çerekfinale nga vendi i parë para xhiros së fundit në.

Trajneri Kerr ndau minutat për lojtarët, kështu që vetëm Devin Booker kaloi më shumë se 22 minuta në lojë.

Bam Adebayo kishte 18 pikë dhe shtatë kërcime, ndërsa Kevin Durant shënoi 14 pikë. Anthony Edwards me 13 pikë dhe LeBron James me 12 pikë po ashtu kontribuuan në fitore.

Përfaqësuesi më i mirë i Sudanit të Jugut, Nuni Omot ishte koshashënuesi më i mirë i ndeshjes me 24 pikë.

 

Në xhiron e fundit amerikanët do të luajnë kundër Porto Rikos./Telegrafi/