Site icon Telegrafi

SHBA i ofron ndihmë Nigerisë për luftimin e terrorizmit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë miratimin e sa më shumë shitjeve të avionëve në Nigeri, për të ndihmuar luftën e saj kundër grupit ekstremist, Boko Haram. Përveç, shitjes së avionëve, SHBA do të ofrojë edhe trajnime shtesë për forcat nigeriane.

Një gjë e tillë do të shqyrtohet në kongresin e radhës së qeverisë amerikane, dhe do të ndihmojë qeveritë në veri dhe perëndim të Afrikës për të luftuar grupet ekstremiste.

Zëvendëskomandanti i Komandës së Jugut, Admirali Michael Franken, ka bërë të ditur se mbi 6 mijë trupa ushtarakë amerikanë janë duke vepruar në 26 vende të ndryshme.

Ky thellim i bashkëpunimit me SHBA – në, do t’i ndihmojë presidentit nigerian, Buhari, për të luftuar korrupsionin që ka minuar forcat e armatosura në vendin më të populluar të Afrikës si dhe të tregojë rezultat më të mirë në luftën kundër grupeve ekstremiste.

Exit mobile version