Telegrafi

SHBA, Obama: Do të reformojme taksat

Në një kohë kur recensioni ka përfshirë ekonominë amerikane, masat për daljen prej tij, duhet të jenë përparësi. Gjatë një interviste për programim televiziv “Takim me shtypin”, Ekswlroud tha se, Presidenti i zgjedhur vazhdon t’i përmbahet angazhimit për të reformuar kodin e taksimit në Shtetet e Bashkuara dhe për të nxitur hapjen e vendeve të reja të punës, përmes angazhimit të qeverisë.

Në kushtet në të cilat ndodhet ekonomia amerikane, ai shtoi se Obama është vendosur të zbatojë shkurtimin e taksave, për klasën e mesme në 1 mijë për çiftet dhe 500 për individët si dhe rritje të taksave për klasën e pasur.

Kjo sipas tij do shënonte përftim monetar në kodin e taksimit në Shtetet e Bashkuara, kosotoja e së cilës për nxitjen e zhvillimit ekonomik, pritet të shkojë në qindra miliardë dollarë.

Ekswlroud u shpreh i sigurtë se pavarësisht kundërshtimeve, të disa ligjvënësve republikanë, kundër rritjes së taksave, plani ekonomik i presidentit të ri, do të sigurojë shumicën në të dyja dhomat e kongresit.