Site icon Telegrafi

SHBA ‘nuk do të lërë vakum në Lindjen e Mesme që mund të mbushet nga Kina, Rusia apo Irani’ – thotë Biden

Duke folur në një samit të liderëve arabë, presidenti Joe Biden tha se SHBA “nuk do të largohet” nga Lindja e Mesme ndërsa ai përpiqet të sigurojë stabilitet në një pjesë të paqëndrueshme të botës dhe të rrisë rrjedhën globale të naftës për të frenuar çmimet e larta të gazit.

“Ne nuk do të largohemi dhe nuk do të lëmë një vakum që do të mbushet nga Kina, Rusia apo Irani”, ka thënë presidenti amerikan, përcjell Telegrafi.

Deklaratat e tij vijnë mes shqetësimeve për ambiciet bërthamore të Iranit dhe mbështetjen për militantët në rajon.

Ai gjithashtu njoftoi 1 miliard dollarë ndihmë nga SHBA për të zbutur urinë në rajon.

Zoti Biden shpreson se grupi OPEC+, i cili përfshin Arabinë Saudite, do të rrisë prodhimin e naftës pas një takimi më 3 gusht.

“Mezi pres të shoh se çfarë do të vijë në muajt e ardhshëm”, citohet të ketë thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version