Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, u ka thënë udhëheqësve të lartë të bankave se Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen pengesë nëse ato duan të bëjnë biznes me Iranin.
Kerry, gjatë një takimi me udhëheqësit e bankave evropiane në Londër, tha se kreditorët nuk do të penalizohen për biznes të ligjshëm me Iranin, pasi shumica e sanksioneve globale janë larguar pas marrëveshjes bërthamore, të nënshkruar mes Teheranit dhe fuqive botërore.
Bankat kryesore britanike morën pjesë në takim, përfshirë Barclays, HSBC, dhe Standard Chartered, e po ashtu edhe banka të tjera evropiane.
Kerry tha se Uashingtoni dëshiron ta qartësojë faktin që përderisa bankat bëjnë “biznes të kujdesshëm” dhe e dinë se me kënd po bëjnë biznes, atëherë ato nuk do të mbahen për një standard të padefinuar apo të papërshtatshëm. /Telegrafi/