Site icon Telegrafi

SHBA nuk ruan më vaksinat kundër COVID-19 për dozën e dytë, do të tentojë menjëherë të vaksinojnë sa më shumë njerëz

Shtetet e Bashkuara njëkohësisht do të shpërndajnë sa më shumë që munden vaksina kundër COVID-19, pra cilëndo që e kanë në dispozicion – duke ndërruar strategjinë e mëparshme ku gjysmën tjetër të dozës ta ruajnë.

Përkundrazi ata duan me këtë veprim që sa më shumë njerëz të vaksinojnë, kanë bërë të ditur nga zyra e Sekretarit të Shëndetësisë, transmeton Telegrafi.

Alex Azar ka vlerësuar për ABC se vaksinat e Pfizer dhe Moderna “janë afërisht të parashikueshme”, dhe se të gjitha dozat e saj mund të shpërndahen në të njëjtën kohë.

Të dy vaksinat Pfizer  dhe Moderna që janë miratuar për përdorim në Shtetet e Bashkuara, jepen në dy doza në një distance kohore nga 3 deri në 4 javë.

E me ndryshimin e vendimit për ruajtjen e gjysmës tjetër në depo, autoritetet shpresojnë që do të rritet numri i atyre që shpejtë mund ta marrin vaksinën. /Telegrafi/

Exit mobile version