Telegrafi

SHBA: Nuk ka fjalë për “Shqipëri të Madhe”

"Nëse deri në fund të bisedimeve, në dhjetor, palët nuk arrijnë marrëveshje, presim që të sillet vendimi që përpara të ecet me pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës, sipas planit të Ahtisaarit”, ka përsëritur qëndrimin amerikan Casey.

Ai po ashtu ka përsëritur qëndrimin e Departamentit të Shtetit, se SHBA-ja e përkrah procesin e bisedimeve, i cili po zhvillohet nën patronazhin e treshes ndërmjetësuese, respektivisht Grupit të Kontaktit. /Politika/