SHBA synon të realizojë “sulme shtesë” ndaj grupeve të mbështetura nga Irani në Lindjen e Mesme, ka njoftuar këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
Sulmet ajrore amerikane në Irak dhe Siri “nuk janë fundi” i përgjigjes amerikane, deklaroi Sullivan gjatë një interviste.
Me anë të kësaj deklarate këshilltari amerikan bëri të ditur se nuk përjashtohet mundësia për sulme të reja brenda Iranit, shkruan skynews, transmeton Telegrafi.
“Unë nuk do të ndërhyjë në atë që kemi vendosur dhe përjashtuar nga pikëpamja e aksioneve ushtarake”, tha ai.
“Ajo që dua të them është se presidenti është i vendosur t’i përgjigjet me forcë sulmeve ndaj popullit tonë. Gjithashtu, presidenti nuk po kërkon një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme”.
Ndryshe, SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë nisur sulme të reja ndaj caqeve të Houthit të mbështetur nga Irani. Ky llogaritet raundi i tretë i sulmeve të përbashkëta amerikano-britanike. /Telegrafi/