Telegrafi

SHBA: Niveli i papunësisë më i larti në 25 vjet

Raporti i Departamentit të Punës thotë se 345 mijë vende pune u shkurtuan muajin e kaluar, numri më i ulët që nga shtatori.

Shifrat e reja bënë që indeksi i bursës të rritej sot ndërsa çmimet e naftës arritëm në mbi 70 dollarë për fuçi për herë të parë që nga shtatori me shpresat se shifrat më të ulta nga parashikimet tregojnë se mund të ketë kaluar periudha më e vështirë e recesionit.

Megjithatë niveli i lartë i papunësisë sugjeron se punëdhënësit po ngurojnë të punësojnë derisa të ketë shenja të tjera se recesionit po i vjen fundi. /woa/