Telegrafi

SHBA në mbështetje të NATO-s, karvani i parë ushtarak amerikan udhëton nga Gjermania për në Poloni

Makinat e para ushtarake amerikane, që përmbanin ushtarë nga ekipi luftarak i Brigadës së II-të të blinduar, Divizioni i 3-të i Këmbësorisë, u largua nga Hagenow, Gjermani, dhe kaloi kufirin midis Gjermanisë dhe Polonisë në vendkalimin kufitar të Kołbaskowo.

Karvani, i cili përfshinte automjete të tilla si Humvees, kamionë luftarakë dhe shumë mjete tjera, po merr pjesë në ushtrimin DEFENDER-Europe 20, transmeton Telegrafi.

Për të mos pasur bllokime në trafik, automjetet ushtarake dhe pajisjet zakonisht lëvizin natën.

DEFENDER-Europe 20 tregon aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur me shpejtësi një forcë të madhe të besueshme luftarake nga SHBA-të në Evropë për të mbështetur NATO-n dhe t’i përgjigjet një krize.

Pasi të jenë të gjithë në Evropë, anëtarët e shërbimit amerikan do të përhapen në të gjithë rajonin për të marrë pjesë në ushtrime të ndryshme vjetore me aleatët dhe partnerët amerikanë. /Telegrafi/