Site icon Telegrafi

SHBA: Në korrik u krijuan 42 mijë vende pune

Numri i vendeve të hapura të punës për qytetarët amerikanë për muajin korrik është përafërsisht 42 mijë, me çka u tejkaluan pritjet për 19 mijë vende të reja të punës, transmeton AP.

Një numër i madh i ekonomistëve konsideronin se në korrik në SHBA, do të formohen rreth 25 mijë vende të reja pune, ky do të jetë muaji i gjashtë me radhë, i cili do të tregojë se ekonomia amerikane po kthehet, por me tempo të dobët.

Raporti për papunësinë në SHBA për muajin korrik do të publikohet në fund të javës. /Telegrafi/
 

Exit mobile version