Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet Komandës ushtarake për Evropë i kanë dhuruar sot Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë një Skaner- tomografië të kompjuterike (CT).
Në ceremoninë e pranim –dorëzimit e këtij donacioni të kësaj pajisjeje mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, bashkë me Kolonelin Stephen A. Rose dhe Majorin Tomothy Halbur.
ShBA përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake e ka ndihmuar Kosovën gjatë pandemisë me respiratorë, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor, po edhe me ndihma të tjera. /Telegrafi/