Site icon Telegrafi

SHBA ndan 25 milionë dollarë për USAID-in në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, dhe Drejtori i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, James Hope, nënshkruan sot marrëveshjen mbi grantin e objektivave zhvillimore midis SHBA dhe Republikës së Kosovës.

Dokumenti përfshin një ndihmë të Qeverisë së SHBA, në vlerë prej 25 milionë dollarë, për të mbështetur aktivitetet e USAID në Kosovë, të orientuara në tri fusha: sundimi i ligjit dhe qeverisjes, aktivitetet për rritjen e investimeve dhe punësimin në sektorin privat, si dhe programet për përmirësimin e kapitalit njerëzor në Kosovë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e quajti shumë të rëndësishme përkrahjen e Qeverisë së SHBA-së nëpërmjet USAID-it, si një dëshmi për përkrahjen evazhdueshme të SHBA për zhvillimin e Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe të ekonomisë. /Telegrafi/

Exit mobile version