Telegrafi

SHBA, muzika e Rdio ofrohet falas në ueb

Muajve të fundit, Rdio e ka zgjeruar shërbimin e saj muzikor në vende të reja, ndërsa tani versioni i Rdio për ueb do të ofrohet falas për përdoruesit në SHBA.

Në njoftimin e saj, Rdio tha se ky ndryshim në shërbimin e saj nënkupton që amerikanët tani mund të dëgjojnë mbi 20 milionë këngë, bashkë me të gjitha albumet dhe radio stacionet, dhe se këtë mund ta bëjnë nga çdo kompjuter personal, përmes uebfaqeve.

Versioni i ri dhe falas i Rdio mbështetet nga reklamat, të cilat kompania ka thënë se do të jenë “të shkurtra dhe të ëmbla”, ndërsa dëgjuesit do t’i dëgjojnë njoftimet e partnerëve të Rdio’së. / Telegrafi /