Site icon Telegrafi

Moti i keq vonon vaksinimin në 50 shtetet e SHBA

Foto: Arkiv

Stuhitë e dimrit kanë çuar në vonesa mbarëkombëtare për shpërndarjen e 6 milionë dozave të vaksinave COVID-19 në të 50 shtetet e vendit duke ngadalësuar kështu kohën e vaksinimit në komunitetet në të gjithë vendin, tha Shtëpia e Bardhë.

“Të 50 shtetet janë ndikuar nga kjo. Gjashtë milionë doza përfaqësojnë rreth tre ditë transport të vonuar”, tha Andy Slavitt, këshilltar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për Covid-19.

“Ndërsa kushtet e motit përmirësohen, ne tashmë jemi duke punuar për t’i shpërndarë këto vaksina”, shtoi ai.

Slavitt tha se 1,4 milionë doza ishin në tranzit dje dhe se dozat e prapambetura do të mbërrinin javën e ardhshme.

Disa shtete njoftojnë për vonesa të vaksinave të bëra nga Moderna, e cila ka hapësira më të qëndrueshme që lejon që ato të transportohen në komunitetet rurale dhe vende të tjera, ku qasja në kujdesin shëndetësor është më sfiduese dhe pandemia ka qenë më vdekjeprurëse.

Zyrtarët thanë se nuk e dinin kur mund të prisnin më shumë vaksina të saj.

Departamenti i Shërbimeve Shëndetësore të Arizonës raportoi se nuk kishte kohë të parashikuar të mbërritjes për dozat e vonuara të Moderna-s.

Departamenti i Shëndetësisë në Florida gjithashtu raportoi se nuk kishte një afat kohor nga qeveria federale se kur të prisnin doza të vonuara të “Moderna”.

Ndërkohë, të gjitha prenotimet në rang kombëtar për bërjen e vaksinave janë shtyrë. /ATSH/

Exit mobile version