Site icon Telegrafi

SHBA, moti i keq shoqëruar me tornado lë 14 të vdekur

Moti i keq shoqëruar shpeshherë nga tornado shkaktoi këtë fundjavë të paktën 14 të vdekur në jug dhe në qendër të SHBA-ve.

Si pasojë pati edhe shtëpi të shkatërruara, makina të përmbysura, pemë të thyera…

Në Teksas, shërbimi Kombëtar Meteorologjik numëroi së paku formimin e katër tornadove për shkak të motit të keq. Në qytetin Canton, moti i keq shënoi katër të vdekur, sipas bashkisë.

Në Arkansas u raportuan pesë të vdekur, njoftuan për median shërbimet e emergjencës ndërsa dy të vdekur u konfirmuan në Misisipi, përfshirë edhe një fëmijë.

Reshjet e shumta të shiut shkaktuan dy viktima në Misuri, ku sipas televizionit CNN një grua e moshës 72 vjeç u bllokua në makinën e saj nga rritja e menjëhershme e nivelit të ujit, transmeton KP.

 

Exit mobile version