Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur pauzën në luftime midis Turqisë dhe forcave kurde në veri të Sirisë, duke u bërë thirrje atyre që të përqendrohen në luftën kundër grupit militant Shtetit Islamik (IS).
Zëdhënësi i ushtrisë amerikane, koloneli John Thomas, tha se marrëveshja midis tyre është e lëkundshme, por shpreson se do të “ngurtësohet”.
Forcat turke kanë sulmuar luftëtarët kurdë, prejse kanë nisur ofensivën në Siri, javën e kaluar.
Turqia është alarmuar nga rritja e pushtetit të forcave kurde, të cilat janë dëshmuar si aleatë të fortë të SHBA-së në luftën kundër Shtetit Islamik, transmeton Evropa e Lirë.
“Kemi marrë garanci se palët do të ndalojnë të sulmojnë njëra-tjetrën dhe do të fokusohen në kërcënimin nga Shteti Islamik”, tha John Thomas nga Komanda Qendrore e SHBA-së.