Site icon Telegrafi

SHBA miraton shitjen e helikopterëve “Black Hawk” për Kroacinë

Departamenti i Shtetit ka aprovuar shitjen e dy helikopterëve “Black Hawk” dhe pajisje shtesë për Kroacinë, në vlerë 115 milionë dollarë, njofton televizioni HRT.

Departamenti i Shtetit për vendimin e vet e njoftoi Kongresin Amerikan.

‘Drita e gjelbër’ e Departamentit të Shtetit thuhet se është një pjesë e rëndësishme procedurale e një transaksioni të mundshëm, për detajet e të cilit do të bien dakord Pentagoni dhe Ministria e Mbrojtjes kroate.

Vitin e kaluar, SHBA miratuan ndihmën ushtarake për Kroacinë në vlerë 53 milionë dollarë për zhvillimin e aftësive të helikopterëve.

Si pjesë e kësaj ndihme, Kroacia do të marrë dy helikopterë “Black Hawk”, pajisje dhe pjesë rezervë, si dhe trajnim fluturimi.

Sipas HRT, Kroacia ka vendosur të modernizojë skuadron e saj luftarake dhe të blejë helikopterë dhe pajisje shtesë ushtarake. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version