Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) e SHBA-së ka njoftuar se zuranolone, e shitur me emrin e markës Zurzuvae, është miratuar si pilulë për depresionin pas lindjes.
Megjithatë, pilula mund të përdoret vetëm një herë në ditë dhe gjatë dy javëve, raporton bbc.
Deri më tani, trajtimi për depresionin pas lindjes (PPD) ishte i disponueshëm vetëm si një injeksion intravenoz, deklaroi FDA.
Prodhuesit e barnave “Sage Therapeutics” dhe “Biogen” thanë se pilula pritet të jetë në dispozicion më së voni këtë vit. Ende nuk është bërë e ditur se sa do të kushtojë.
Ngjashëm me format e tjera të depresionit, simptomat e depresionit pas lindjes (PPD) mund të përfshijnë trishtim, humbje energjie, mendime vetëvrasëse, ulje të aftësisë për të ndjerë kënaqësi ose të njohjes së njerëzve.
Ndryshe, një hulumtim ka gjetur se një në shtatë gra përjetojnë simptoma të PPD në SHBA. /Telegrafi/