Telegrafi

SHBA: Miratohet rezoluta që dënon si gjenocid masakrimin e armenëve

Presidenti Bush u kishte bërë thirrje ligjvënësve që të mos e miratonin rezolutën, duke thënë se të gjithëve u vjen keq për “vrasjen historike në masë të armenëve”. Ai shtoi se rezoluta do të dëmtonte ndjeshëm marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Turqinë, aleate me rëndësi në NATO dhe në luftën kundër terrorizmit.

Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gates, theksoi se Turqia është një rrugë e rëndësishme kalimi për operacionet e Shteteve të Bashkuara në Afganistan dhe Irak.

Zyra e Presidentit të Turqisë, Abdullah Gul, tha se presidenti i ka dërguar një letër presidentit Bush ku thekson se nëse rezoluta miratohet ajo do të krijonte probleme në marrëdhëniet dypalëshe. Diplomatët turq në Washington kanë bërë një fushatë të gjerë kundër miratimit të projektligjit. /VoA/