Telegrafi

SHBA: Miliarda dollarë kredi për bizneset e vogla

Austan Goolsbee, anëtar i Këshillit Ekonomik të Shtëpisë së Bardhë, i tha televizionit Fox News se plani i hollësishëm do të njoftohet të hënën.

Pritet që qeveria të shtojë garancitë për kreditë dhe të ulë tarifat për huatë, si dhe të përdorë miliarda dollarë për të zhbllokuar tregjet e kreditimit për bizneset e vogla.

Goolsbee tha se administrata shpreson të inkurajojë zgjerimin e biznesit dhe si rrjedhim të nxisë krijimin e vendeve të reja të punës.

Kongresmeni republikan, Eric Kantor tha se plani i Obamas do të çojë në rritjen e taksave për bizneset e vogla duke i detyruar ato të shkurtojnë shpenzimet dhe të pakësojnë vendet e punës. Ai tha se partia e tij ka në plan të paraqesë alternativën e saj. /VoA/